Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, po shpreh tejet interesim të madhe ta dijë së a mendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që kush shkel kushtetutën është super-kriminel, raporton InLajmi.
Sipas Selmanaj ishte vet Kurti ai i cili dikur quante kriminel të gjithë ata që shkelnin kushtetutën, e që këtë dikur Kurti ia kishte thënë ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Ndërsa në këtë drejtim Selmanaj ka pyetur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke i thënë së a ndjehet ajo “super-kriminele”, pasi kjo e fundit shkeli kushtetutën me rastin e fundit në një shkollë në Kamenicë.
“A ndjeheni si super-kriminele ministrie? Albin Kurti ka thënë dikur se kush e shkel kushtetutën është super-kriminel në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër. Ai s’ka qenë shkelës i kushtetutës fare sepse s’ka pasur vendim nga gjykata kushtetuese”, tha Selamanaj. /InLajmi/