Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës e ku në rend dite janë pikat e papërfunduara të seancave paraprake, raporton InLajmi.
Ndërsa në këtë seancë pas pauzës mungojnë edhe 10 deputetë për të vayhduar seancën parlamentare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka dhënë afat vetëm 10 minuta grupeve parlamentare që të mbledhen.
Në të kundërtën ai ka paralajmëruar se do ta ndërpresë seancën.
Ai mungesën e deputetëve e ka konsideruar joserioze.
“Vetëm 70 deputetë jemi në sallë. Po ju jap afat grupeve parlamentare që të sjellin 10 deputet, ose unë e ndërpresë seancën sepse kjo është jo serioze dhe shkojmë të martën e vazhdojmë seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat sepse kjo është në të vërtetë joserioze”, tha ai./InLajmi/