I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para pak ditësh vizitoi qytetin i Tiranës ku dhe takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell InLajmi.
Po kjo vizitë mori kahje tjetër nga publiku he në shumë media u përfol se ai mund të jetë kandidati potencial për president të Shqipërisë, por kjo me sa duke nuk paska qenë e vërtetë.
Në lidhje më këtë reagoi vet Haradinaj, ku u shpreh se nuk pretendon të jetë e as nuk do të jetë presidentit i Shqipërisë, pasi sipas tij angazhimi tij politik është vetëm në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë
Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.
Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik! /InLajmi/