Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur mjaft mbarë në ndeshjen hapëse e vlefshme kjo për kualifikim në Kampionatin Botëror në vitin 2024.
Ndërkaq Kosova ka arritur të shënoj fitore duke qenë mysafire e Bullagarisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, ka përfunduar me rezultatin 0:2.
Drilon Maxharraj (16’) dhe Meriton Salihu (26’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.
E, ndeshjen e radhës Kombëtarja e Kosovës do ta luajë më 9 prill, ku do të përballet me Armeninë, përcjell Reporteri.
Pas dy ditësh ajo do të përballet me Skocinë, me 11 prill.