Është bërë e ditur së ka ndërruar jetë majori i Policisë së Kosovës, Sabit Kabashi, përcjell InLajmi.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar i vëllai i të ndjerit, Petrit Kabashi, ku sipas tij tanimë ish-majori vuante nga një sëmundje të rëndë.
Ish-majori kishte shërbyer në Njësinë e Hetimeve rajonale të Drejtorisë së Policisë në Prizren.
Kabashi ndërroi jetë në moshën 42-vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00, në fshatin Mohlan. /InLajmi/