Për momentin në shqiptari rep artisti më i famshëm është djaloshi nga Drenasi, Don Xhon, i cili deri këtu ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, shkruan InLajmi.
Çdo kufi e kalon edhe jeta e tij private që nuk shkon ditë pa qenë pjesë e shtypit rozë, por ai tani po flitet së është ndarë nga modelja ruse.
Kjo lidhje e reperit është përfolur tej masë shumë, ndërsa sot bëri akoma më shumë bujë ndarja e tyre, të cilën e konfirmoi vet ditur modelja mbrëmë përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram.
Por reagimi i njejtë nuk erdhi nga Don Xhoni, djaloshi kosovar injoroi komplet situatën ai nuk tha gjë vazhdoi të publikoj fotografi nga përditshmëria e tij.
“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, shkroi modelja ruse në fotografinë e parë duke e bashkangjitur me një figurë të zemrës së thyer, veç kësaj ajo më vonë e pasoj edhe një tjetër foto mesazh ku shkruante:
“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenarë për vetën tuaj”. /InLajmi/