Anëtarja e Kryesisë së Lidhjës Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, është shprehur se konkursi në Korporatën Energjetike të Kosovës, është i njëjti si afera “pronto”, përcjell InLajmi.
Pra LDK kanë hedhur akuza mbi Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm, sipas tyre partia në që po drejton shtetin tanimë ka filluar të marrë institucionet dhe ndërmarrjet publike.
“LDK është duke e përcjell me vëmendje dukurinë e shtirjes së nepotizmit nga partia në pushtet dhe jemi duke e ngritur zërin lidhur me kapjen e institucioneve, në të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike në vend RTK, KEK e Ujësjellës, një pjesë e tyre janë familjar të ngushte, militant partiak”, tha ajo
Halimi është shprehur se kapja dhe nepotizmi tani janë shndërruar në një kauzë dhe qytetarët e vendit po paguajnë paaftësinë e kësaj qeverie, ndërsa tutje ka thënë së kjo është afera pronto e VV-s ku iu mohoi 4500 personave të drejtat.
“Kapjen dhe nepotizmin e shndërruan në kauzë. Qytetarët nuk po e paguajnë vetëm çmimin e paaftësisë. Kjo është afera super pronto e Vetëvendosjes, pra bëhet fjalë për 4500 persona që ju mohua e drejta. Kërkojmë që një trend si ky të ndërpritet në mënyrë urgjente, përbëjnë shkelje flagrantë te të drejtave të njeriut, sidomos kur merret parasysh konteksti shoqëror e numri i lartë i të papunëve”, tha Halimi. /InLajmi/