Sipas kryetarit të qytezës Brovary në qarkun e Kiev, Ihor Sapozhko, forcat ruse janë tërhequr nga ky qark tërësisht. Poashtu ka raporte se forca ruse përreth Hostomel janë tërhequr po ashtu.
Pushtuesit rusë janë larguar plotësisht nga rrethi Brovary i qarkut të Kievit dhe forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të pastrojnë vendbanimet nga armiku, pajisjet e tij dhe minat ka raportuar gazeta ukrainase Pravda.
Sapozhka kishte thënë në televizionin kombëtar ukrainas se “në fakt, pushtuesit rusë u larguan pothuajse nga i gjithë rrethi i Brovary”.
Ai shtoi se postblloqet në qytet ende nuk janë çmontuar në Brovary dhe janë në gatishmëri për beteja tjera por janë hapur biznese dhe dyqane.
Brovary dhe rrethi i tij ishin fushëbeteja të ashpra në mes të muajit mes rusëve dhe ukrainasve. Një prej tyre u thyen keq rusët që u vunë në kurth nga forcat ruse dhe u dërrmuan. Pamjet nga fushëbeteja nxitën dyshime edhe rreth gatishmërisë dhe kompetencës së forcave të armatosura të Rusisë.

Një tjetër fushëbeteje ishte edeh aeroporti i Hostomel në veri të Kiev ku u zhvilluan beteja të ashpra mes rusëve dhe ukrainasve sipas raporteve është braktisur nga rusët tërësisht, transmeton Gazeta Metro.
Që në ditët e parë parashutistët elitë rus VDV pushtuan Hostomel por në kundërsulm të forcave speciale ukrainase Alpha u mposhtën keq dhe u vranë rreth 150 prej tyre.