Sekretari i SHBA-ve, Antony Blinken tha se ai nuk ka parë shenja që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë po ecin përpara në një mënyrë efektive sepse SHBA nuk ka parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia, transmeton InLajmi.
Blinken paralajmëroi se Rusia me pretendimin se do të reduktonte bombardimet rreth Kievit mund të jetë një mjet, me të cilin Rusia edhe një herë po përpiqet të devijojë dhe mashtrojë njerëzit, që të mendojnë se nuk po i realizon planet e saj.
“Nëse ata disi besojnë se një përpjekje për të nënshtruar “vetëm” pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës mund të ketë sukses, atëherë edhe një herë ata po mashtrojnë thellësisht veten,” tha Blinken, shkruan CNN.
Blinken i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit tani, të ndalojë së qëlluari, të tërheqë forcat e saj dhe natyrisht të përfshihet në bisedime. /InLajmi/