Një gjykatë në Moskë ka vendosur që aktivitetet e Instagram dhe Facebook janë “ekstremiste” dhe ka ndaluar operacionet e tyre në Rusi, thonë raportet, transmeton InLajmi.
“Ne jemi duke plotësuar kërkesën e prokurorisë për të ndaluar aktivitetet e Instagram dhe kompanisë mëmë të Facebook, Meta,” tha gjyqtarja Olga Solopova, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Ruse tha se materialet ekstremiste ishin postuar në rrjetet sociale, duke përmendur thirrjet e supozuara për dhunë ndaj qytetarëve rusë, duke përfshirë personelin ushtarak të vendosur në Ukrainë.
Në fillim të këtij muaji, prokurorët kërkuan një hetim penal ndaj Metës, shkruan BBC.
Qasja në Facebook dhe Instagram ishte kufizuar tashmë në vend për atë që Moska e kishte përshkruar si “lajme të rreme” për pushtimin e saj në Ukrainë. /InLajmi/