Boris Romanchenko, 96 vjeç, i mbijetoi 4 kampeve naziste të përqendrimit, por ai u vrit ga një sulm rus në Kharkiv, sipas institutit përkujtimor Buchenwald, transmeton InLajmi.
Romanchenko jetonte në një bllok apartamentesh në Kharkiv që u godit gjatë një sulmi rus.
Romanchenko i kishte mbijetuar kampeve të përqendrimit në Buchenwald, Peenemünde, Dora dhe Bergen-Belsen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se ishte “i shtangur” nga lajmi për vdekjen e tij, shkruan CNN.
Romanchenko ishte nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar Buchenwald-Dora. /InLajmi/