Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën që po mbahet këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës tha se në parim e mbështesin Projektligjin për Arkivat Shtetërore, raporton InLajmi.
“Ne thamë që në parim e mbështesim, mirëpo është e rëndësishme që në lexim të 2 të bëjmë një amandamentim. Në qoftëse vazhdojmë në këtë formë me marr ligje për themelimin e agjencioneve do të ndodhë katrahurë në administrata shtetërorë. Unë mendoj që ky ligj duhet të diskutohet në paketë. Në parim unë jam për t’i larguar disa agjencione sepse Zyra e kryeministrit ka qenë një mini qeveri brenda vetit. Edhe kërkesa për themelim të agjencioneve të reja e krijon katrahurën”, tha Tahiri. /InLajmi/