Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se është takuar me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili po qëndron në Tiranë, përcjell InLajmi.
Xhaçka ka thënë se diskutimi me Borrell është bërë në kohën e duhur e cila thekson se u bisedua mbi sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo ka thënë se u rikonfirmua mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën gjithësesi në harmoni të plotë me BE-në.
Njoftimi i plotë i saj:
Diskutim në kohën e duhur me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe zv/Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell, mbi sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Rikonfirmuam mbështetjen tonë për Ukrainën në harmoni të plotë me Bashkimin Evropian.
Theksova rëndësinë e progresit të dukshëm të integrimit në rajonin tonë dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në këto kohë sfiduese./InLajmi/