Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Turqi ku po marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë, përcjell InLajmi.
Osmani ka bërë të ditur se është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Mezi pres të takoj liderët tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë e takimit për diplomaci. Dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo./InLajmi/