Senati amerikan ka konfirmuar nominimin e diplomatit të karrierës, Christopher Hill si ambasador në Serbi
Konfirmimi i Hill si ambasador fuqiplotë është bërë më 10 mars 2022 dhe i njëjti është nominuar nga Presidenti Joe Biden para 5 muajsh.
Christopher Hill do ta zëvendësojë ambasadorin Anthony Godfrey si shef i misionit diplomatik të SHBA-së në Beograd, transmeton Gazeta Express
“Christopher R. Hill, nga Rhode Island, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë”,thuhet në njoftim.