Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, këtë të shtunën në ditën e fudnit të qëndrimit të saj në Kosovë, ka folur edhe sa i përket liberalizimit të vizave, raporton InLajmi.
“Po përpiqemi në maksimum që Kosova të fitojë atë që e meriton, pra liberalizimin e vizave. Por, në të njëjtën kohë dëshirojmë që kjo qeveri të jetë e suksesshme sa i përket reformave, të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve”,tha ajo./InLajmi/