Për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, po mbahet ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, raporton InLajmi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e Rrestimit të Njësive ushtarake të FSK-së tha se UÇK-ja e çliroi Kosovën, derisa vendi jonë i dha shembull një bote se e fituam lirinë me viktima gra e foshnje.
“Pa shtet e ushtri populli jonë gjeti vullnet ta çliroj Kosovën, me pushtim e burgosje me protesta e rezistencë ilegale. Ne i dhamë shembull një bote të tërë nga viktima foshnje e gra, të gjithë gamën e vullnetit ne ja shpalosëm njerëzimit sakrificën tonë. Lavdi kryekomandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”,tha Kurti./InLajmi/