Bekim Hamëz Jashari anëtari i familjes historike të komandantit legjendar Adem Jashari, ka shkruar së fundmi fjalë prekëse në përvjetorin e 24 të rënies së komandantit dhe gjithë familjarëve të tij, përcjell InLajmi.
Ai kujton fjalët e babait të tij të ndjerë, Hamzës që i kishte thënë se ‘nuk e di sa do të zgjasë lufta por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu’.
Postimi i plotë i tij:
5 Mars 1998
Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.
Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.
Dhe ndodhi siç me tha babushi një javë para rënies:
“Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”.
Komandant, nipi yt Bashkimi sot në 24 vjetorin e rënies suaj heroike do t’iu nderojë me ushtarët tuaj të ri!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!/InLajmi/