Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se zgjedhjet e mbajtura të Serbisë në Kosovë deri më tani kanë qenë ilegale i cili shtoi se edhe me përfshirjen e OSBE-së këto zgjedhje kanë qenë në shpërputhje me praktikat ndërkombëtare, raporton InLajmi.
Konjufca tha zgjedhjet e Serbisë e kanë kuptimin e njejtë sikur referendumi që nuk u lejua të mbahej ë Kosovë.
“Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë deri tash janë mbajtur në mënyrë ilegale. Edhe pse ka qenë e përfshirë OSBE-ja, ato kanë qenë në shpërputhje me praktikat ndërkombëtare. Asnjë shtet të botës nuk e gjeni kështu, që shteti tjetër ia organizon zgjedhjet aty dhe një institucion ndërkombëtar i mbledh votat. Nuk ka kështu askund. Ka që votojnë popullata nëpër ambasada, Serbia e ka hapur Zyrën Ndërlidhëse të saj në Kosovë dhe kjo mund të ndodhë në këtë mënyrë. Metoda e 2-të është përmes postës elektronike. Në praktikat ndërkombëtare, me ligjet dhe konventat ndërkombëtare parashihen qartë procedurat si janë kur një popullatë dëshiron të votojë për zgjedhjet e një shteti tjetër. Por, kështu siç ka bërë Serbia në Kosovë ka qenë në shpërputhje me praktikat. Duke filluar edhe prej referendumit të Serbisë që s’u mbajt në Kosovë, mendoj që edhe zgjedhjet nacionale të Serbisë e kanë atë kuptim, të njëjtë sikur referendumi që s’u lejua të mbahej”, tha ai./InLajmi/