4 avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze të mërkurën, sipas një deklarate të Forcave të Armatosura Suedeze.
2 avionë luftarakë të tipit Su-27 dhe 2 të tipit Su-24 u futën në hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Gotland, përtej detit.
Forcat Ajrore Suedeze kryen një operacion me avionët e saj luftarakë Jas 39 Gripen “jashtë gatishmërisë emergjente”, raporton CNN.
“Ne ishim në terren për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë”, tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edström, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi kontroll të plotë të situatës”.