Ukraina ka 3 ditë që me luftime intensive po sulmohet nga Rusia, transmeton InLajmi.
Edhe pse gjendje shumë e rëndë lufte, ukrainasit thonë se luftë kanë pasur në fakt për 8 vite me radhë nga Rusia në vendin e tyre.
Ukrainasi Evgenija, nga Bucha në Oblast të Kievit, thotë se tashmë janë mësuar me zhurmën e granatimeve.
“Paniku i parë ka kaluar. Tashmë jemi mësuar me tingujt e granatimeve dhe shpërthimeve, kështu që nuk kemi më frikë të dalim jashtë për t’u dërguar mesazh njerëzve”,tha ai, raporton The Guardian.com
Më tej, ukrainasi tha se edhe pse në Ukrainë ka pasur luftë për 8-të vjet, i duket ende e pamundur të besoj se ka bomba dhe raketa në qendër të Evropës, derisa tha se nuk e kupton çfarë pret bota. /InLajmi/