Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të premte ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri me dije vet presidenti në Twitter.
“Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Zhvillova bisedime me kryeministrin anglez, Boris Johnson. E raportova për rrjedhën e mbrojtjes së Ukrainës dhe sulmet tinëzare ndaj Kievit nga agresori. Sot, Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Ne kërkojmë kundërveprim efektiv ndaj Federatës Ruse. Sanksionet duhet të forcohen më tej”,shkroi Zelensky. /InLajmi/