• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
25 February 2022
në Intervista
0 0
0
Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme
0
SHPERNDARJE
342
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë, e cila përveç në Prishtinë operon edhe në 3 komuna të tjera, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Graçanicë, tash e sa vite po vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme si mungesa e statusit, numri i vogël i zjarrfikësve e të tjera probleme.

Latif Zeka, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Prishtinë i cili për 13 vite drejton Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, në një intervistë për Gazetën InLajmi ka treguar në detaje për vështirësitë me të cilat janë duke u përballur që nga krijimi.

InLajmi: Sa intervenime kanë qenë gjatë vitit 2021?

Latif Zeka: Gjatë vitit 2021 kemi pasur gjithsej 2.177 intervenime. Është numër rekord prej se jam në krye të kësaj Brigade që 13 vjet, Këtu kemi pasur lloj- lloj intervenime, zjarre të brendshme, të jashtme, fushore, rrugore, intervenime në komunikacion, shpëtim të njerëzve, kafshëve, hapjen e ashensorëve, pra gjithçka që ka nevojë një qytetar për ndihmë

InLajmi: Cilat janë rastet më të shpeshta për të cilat ju thërrasin qytetarët?

Latif Zeka: Kemi pasur raste të ndryshme të zjarreve, si në objekte ndërtimore, ku gjatë vitit që e lamë pas kemi pasur gjithsej 254, prej ture zjarre sipërfaqësore i kemi pasur 1.107, zjarre në automjete 95, në pajisje elektrike, si orë, trafo 187, intervenime teknike si hapje të ashensorëve për një vit kanë qenë 431 intervenime.

Edhe shërbimet që ka nevojë një qytetar, ta zëmë nëse vetura ka rënë diku na shkojmë edhe e tërheqim. Pra për këto i kemi pasur gjithsej 99 intervenime

InLajmi: Në sa komuna operoni?

Latif Zeka: Operojmë në 4 komuna, pra Prishtinë, Fushë Kosovë Obiliq dhe Graçanicë.

Në këtë moment i kemi 99 zjarrëfiksa që operojnë në 4 komuna.

I kemi 3 pika ku qëndrojnë zjarrfikësit, pra qendra këtu, ku e kemi bazën, Kodra e Trimave dhe Llapnasellë që jetojnë serbë.

InLajmi: E dime se ka qenë problem i kahershëm statusi i Brigadës së Zjarrfikësve, a ka diçka risi në këtë aspekt, pra përmirësim?

Latif Zeka: Na faktikisht jemi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, pra në kuadër të Agjencionit të menaxhimit emergjent, faktikisht rrogat, investimet pagesat e rrymës, derivateve, krejt këto i kryen Komuna e Prishtinës.

InLajmi: Tash së fundmi a keni bërë kërkesë që kjo brigadë ta ketë një ‘zot shtëpie’?

Latif Zeka: Jo një, por kemi bërë shumë e shumë kërkesa, madje edhe protesta lidhur me këtë, por ato kanë rënë në vesh të “shurdhër”.

InLajmi: A keni pas takime e diskutime së fundmi me krerët qeveritarë, apo zyrtarë të komunës së Prishtinës, edhe cila ka qenë përgjigjja?

Latif Zeka:Kemi pasur takime me krerët përgjegjës edhe i kemi njoftuar në detaje lidhur me këtë problem , por po vazhdon avazi i njëjtë, Brigada e Zjarrfikësve vazhdon me qenë pa status.

InLajmi: Ju dëshironi të jeni me komunën e Prishtinës?

Latif Zeka: Zjarrfikësit e Prishtinës, të kësaj brigade të gjithë jemi për me qenë me Komunën e Prishtinës.

InLajmi:Mos zgjidhja e statusit, konkretisht cilat probleme po ia shkakton Brigadës së Zjarrfikësve?

Latif Zeka: Të gjitha problemet na i shkakton mungesa e statusit. Ne për çdo problem nuk dimë kujt t’i drejtohemi, Agjencionit për Emergjenca apo Komunës së Prishtinës. Kudo që shkojmë , ata të thonë shko atje e shko atje.

Por duhet theksuar se komuna e Prishtinës asnjëherë shpinën nuk na ka kthyer. Pra, pa marrë parasysh cila qeverisje që ka qenë.

Në fakt, dua ta tregoj edhe një ndodhi. Sa donte të zgjidhej problem ynë, rrëzohej qeveria si qendrore po ashtu edhe ajo komunale.

InLajmi: Sa i përket punës së pagesave të natës, orët shtesë, si qëndroni?

Latif Zeka: Po kemi pasur problem lidhur me këtë, por këto 3 vitet e fundit është bë pagesa e këtyre, pra ka mbaruar ky problem i kahershëm i joni, por për vitin që e lamë pas është bërë në mënyrën më të drejtë ashtu siç u takon zjarrfikësve të paguhet.

InLajmi: Cilat janë konkretisht problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e Brigadës suaj?

Latif Zeka: Problemi numër një siç e thashë është mungesa e statusit, ndërsa problem i 2-të është mos pranimi punëtorëve të rinj. Ne kemi shumë pak zjarrfikës, pra jemi shumë pak. Prishtina si Prishtinë duhet t’i ketë së paku 150 zjarrfikësa, ndërsa ne që operojmë në 4 komuna i kemi veç 99.

Edhe duhet theksuar se mosha mesatare e zjarrfikësve që i kemi është 51 vjet.

InLajmi: A ka një kriter se sa duhet të jetë mosha e zjarrfikësve?

Latif Zeka: Po ka kritere, sikurse në Polici, prej 18 deri në 30 vjeç duhet të jenë. Ndërsa ne, mosha mesatare që i kemi zjarrfikësit është 51 vjeç.

Këtë vit, 5 zjarrëfikësa do të shkojnë në pension, ndërsa tash veç është dashur të kemi zjarrfikës të rinj të pranuar. Kjo pasi që shumë shpejt do t’i kemi mangu 5 zjarrëfikësa.

InLajmi: Pse nuk po hapni konkurs kur dihet keni numër më të vogël të zjarrfikësve?

Latif Zeka: Sepse nuk po mund të merren vesh Komuna dhe Agjencioni që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme se kush me hapë konkursin. Pra, shkurt nuk po mund të merren vesh në mes vete.

Kjo është shumë problem, sepse zjarrfikësit janë kryesorët, ata e kryejnë punën. Më kryesori është ai që hyn në zjarre.

InLajmi: Me cilat probleme tjera ballafaqohet, Brigada e Zjarrfikësve?

Latif Zeka: Në Prishtinë duhet të jenë së paku edhe 4 pika tjera përpos këto që janë. Është edhe një problem tjetër, 3 komunat e tjera duhet t’i bëjnë njësitë e veta të Zjarrfikësve, Fushë Kosova, Graçanica dhe Obiliqi. Na i mbulojmë, me këta punëtorë.

InLajmi: Sa i përket pajisjeve, si qëndron Brigada e Zjarrfikësve?

Latif Zeka: Mirë në përgjithësi qëndrojmë, ndoshta ish dashur të kemi edhe ndonjë automjet të ri, por mirë prapë. Në fakt, sa kemi automjete, s’kam njerëz t’i mbushim ato.

InLajmi: A ju paguhet mundi zjarrfikësve duke e ditur rrezikun me të cilin ballafaqohen çdo ditë?

Latif Zeka: E kemi rrezikshmërinë në pagë, por nuk është ndonjë pagë sa duhet. Është 107 euro, pra pagesa e rrezikshmërisë. Edhe paga duhet të jetë më e dinjitetshme, sepse dihet se zjarrfikësi në momentin që del prej bazës e deri kur të kthehet është i rrezikuar.

InLajmi: A ju kujtohet ndonjë rast gjatë karrierës si zjarrfikës që keni pas një rrezik shumë të madh dhe si ia keni dalë?

Latif Zeka: Po kemi pas rreziqe të llojllojshme, por po e theksoj një, është rasti me Pallatin e Rinisë. Aty kemi marrë pjesë por po e theksoj se ka qenë fati që nuk kemi mbetur asnjë zjarrfikës kur pllaka ka rënë poshtë. Ka qenë temperatura shumë, shumë e lartë, në vend se ta gjuajmë ujin në zjarr, ne ia kthenim vetes sepse shumë lehtë mund ta pësojnë.

InLajmi: A keni buxhet vetanak ju në rast nevoje?

Latif Zeka: Jo nuk kemi dhe po e them se edhe ky është një problem në vete.

Komuna nuk parasheh buxhet përveç ato që janë ditore, pra ujë, rrymë, derivate, por buxhet kapital nuk ka paraparë. Por, kur ne po kërkojmë diçka, paratë po i merr nga projektet e tjera e po i qet për ne, për me na mbulu. Dhe ky pikërisht është problemi. Agjencioni asnjë cent nuk e qet për neve, derisa në fund thotë këta janë punëtorët e tanë. Komuna i kryen krejt shpenzimet tona, ndërsa Agjencia 0%.

InLajmi: Po sigurime shëndetësore, a keni?

Latif Zeka: Jo, nuk kemi. Po bëhen 22 vjet që funksionojmë dhe nuk kemi sigurime shëndetësore edhe pse e kemi kërkuar tërë kohën këtë duke e ditur rrezikun. Çdo lëndim që na ka ndodhur në vendin e punës është dashur me mjete vetanake ta mbulojmë, pra me mjete tona.

Po e përmendi një rast, një zjarrfikës në vendin e tij të punës, ka qenë në fakt në shtëpinë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, e ka thyer dorën. E kemi shëruar ne krejt me para tona.

InLajmi: A keni raste të vështira të cilat nuk mund t’ia dilni?

Latif Zeka: Ka raste. I kemi auto- shkallët që mund të ngjitemi deri në katin e 7-të, eventualisht deri në të 8-in, por ma lartë nuk mund të ngjitemi.

InLajmi: E çka bëni në rastet kur zjarri mund të ndodh edhe në kate më të larta?

Latif Zeka: Duhet me hy nga brenda, përmes shkallëve. Për zjarre dua ta tregoj një rast kur na ka mundur neve zjarri, e që nuk kemi arritur me ia dalë për shkak të zjarrit shumë të madh.

Na kanë ardhur shumë veta, pra kemi qenë ne, të KFOR-it suedez, anglez, po ashtu zjarrfikës nga komunat e tjera. Atë rast e konsideroj si më të vështirin pasi që zjarri na ka mundur neve dhe jo ne atë.

InLajmi: Cili mendoni se është shkaktari i zjarrit tek ne, pra bazuar nga rastet më të shpeshta?

Latif Zeka: Shkaktari është i llojllojshëm, pakujdesia, pra faktori njeri. Pajisjet e vjetruara në shtëpi, pastaj ka edhe zjarre të qëllimshme, por janë shumë më të vogla e s’po i përmendi fare.

InLajmi: E dimë që verës keni shumë raste të intervenimit, por dimrit a ka raste apo ka shumë më pak?

Latif Zeka: Po, është e vërtetë se verës kemi më shumë raste, por më duhet ta theksojmë se dimrit i kemi rastet më të rrezikshme. Gjatë dimrit janë raste të brendshme, shtëpi, fabrika. Rasti më i ri, para disa ditësh e kemi shpëtuar një depo me tekstil sepse kemi shkuar shumë shpejt dhe e kemi shpëtuar.

InLajmi: Sa ju shkaktojnë problem rrugët e ngushta që janë, parkimi i veturave vend e pa vend?

Latif Zeka: Qytetarët saherë që na shohin në rrugë na e lëshojnë rrugën, pra reagojnë shumë shpejtë. Por, kemi raste shumë të shpeshta kur e kemi të bllokuar rrugën nga parkimi jo i duhur në rrugë. Kjo përnjëmend është shumë problem. E te na luajnë shumë rol minutat, pasi për pak minuta mund të pësojnë qytetarët. Lindita Canolli-Fejzullahi/ InLajmi/

Tags: Brigada e ZjarrëfikësaveLatif ZekaPrishtinë
Postimi i mëparshëm

Totaj dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian dakordohen për bashkëpunim mes 2 vendeve

Postimi tjetër

Pushtimi i Ukrainës, Serbia i del në krah Rusisë

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Pushtimi i Ukrainës, Serbia i del në krah Rusisë

Pushtimi i Ukrainës, Serbia i del në krah Rusisë

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 gusht ndër vite?

11 August 2025
Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

11 August 2025
10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu