Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 raste të vdekjes, përcjell InLajmi.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/