Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur këtë të mërkure është miratuar propozim vendimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me ndarjen e 10 milionë eurove për rritjen e rezervave shtetërore, raporton InLajmi.
Ministri Murati ka kërkuar që ky propozim vendim për rezervat shtetërore të përfshihet në Pakon e Ringjalljes si masa 3.8.
Ndryshe në këtë mbledhje u miratua edhe propozim vendimi për emrat e kandidatëve për 2 anëtarë të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik.
Avni Sahiti dhe Fidane Spahija-Gjikolli janë emrat e propozuar për 2 anëtarë të KRPP-së, derisa lidhur me këta 2 kandidatë u tha se plotësojnë krejt kriteret që kërkohen./InLajmi/