Një rast jo fort i zakonshëm i vjedhjes ka ndodhur së fundmi në Brezovicë, gjegjësisht në një veturë e parkuar në parking është vjedhur një shumë e parave, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa sipas ankuesit, prizrenasit tek kur ka shkuar në shtëpi e ka vërejtur se po i mungonin paratë.
Tutje, siç njofton Policia personi i cili ka deklaruar se i janë vjedhur paratë ka thënë se vetura ka qenë e mbyllur dhe nuk janë vërejtur fare dëmtime të veturës teksa janë vjedhur paratë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Qendra e Skijimit Brezovicë. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në qendrën e skijimit në Brezovicë, kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme.
Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me qelës. Rasti nën hetime./InLajmi/