Gazetari Parim Olluri ka komentuar regjistrimin e Listës Guxo si parti politike, për të cilën thotë se kjo është një përpjekje e tyre, pasi nuk kanë mundësi të funksionojnë brenda grupit të VV-së, nëse shkohet në zgjedhje të reja.
Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se edhe pse kjo parti e ka emrin ‘Lista Guxo’, ata kanë shfaqur mosguxim brenda funksionimit me grupin e VV-së.
“Simbolika e 14 shkurtit i kanë bërë bashk, tash tendenca e Listës Guxo është me testu, me kqyr mos rasisht po dhezim si parti politike.”
“Kjo është një përpjekje e tyre sepse këta e din që brenda grupit të VV-së nuk munden me funksionu nëse shkohet në zgjedhje të reja, pas një viti ose 2”, tha Olluri.
Ai madje e përmendi edhe rastin e deputetit Burim Karameta, ku tha se Lista Guxo nuk e mbrojti, për shkak që nuk patën guxim.
“Problemi është që edhe pse emrin e kanë guxo kanë shfaq mosguxim të tepruar Brenda funksionimit të grupit të VV-së. E kam parë rastin e Burim Karametës kur e kanë sulmu deputetët e VV-së, asnjëri prej Listës Guxo nuk kanë guxuar ta mbrojnë kolegun e tyre”, tha Olluri.