Të paktën 66 persona kanë mbetur të vdekur në Brazil pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që goditi zonën malore pranë Rios, transmeton InLajmi.
Në vetëm 6 orë, qyteti i Petrópolis mori aq reshje sa ishin parashikuar për të gjithë muajin shkurt.
Shiu i rrëmbyeshëm që ra të martën ka shkaktuar vdekjen e të paktën 66 personave, sipas shërbimit zjarrfikës, në qytetin brazilian të Petrópolis, në një rajon malor pranë Río de Janeiro.
Rrëshqitja e dheut përmbyti shtëpi në plot lagje, shkruan El Pais.
Autoritetet janë mobilizuar për t’u marrë me viktimat e këtij rasti tragjik. /InLajmi/