Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi Rusinë për sanksione dhe i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të zbusë tensionet lidhur me Ukrainën. Zoti Scholz foli të dielën në prag të vizitave në Kiev dhe Moskë këtë javë. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.
Kancelari Scholz do të takohet të hënën në Kiev të hënën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe të martën në Moskë me Presidentin Putini si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet, tranemton Gazeta Metro.
“Është e nevojshme të shprehemi qartë, se në rast të një agresioni ushtarak kundër Ukrainës që do të kërcënonte integritetin e saj territorial dhe sovranitetin e saj, do të kishte reagime dhe sanksione të forta që ne i kemi përgatitur me kujdes me aleatët tanë në Evropë dhe në NATO dhe që mund të hyjnë në fuqi menjëherë, së bashku”, tha ai