Analisti Dukagjin Gorani e ka quajtur qeveri të mosndryshimit qeverinë Kurti II. Tha se nga frika se mos po veprojnë keq, kjo qeveri mbushi po mbush vitin pa bërë asgjë.
“Ka qenë qeveri e mosndryshimit. Situata në vend e ka pasur njëfarë përshtypje të ndryshimit mirëpo në realitet vetëm është mirëmbajt një gjendje edhe tash nëse e shikon një vit më vonë, mendoj se qeveria edhe partia që udhëheq sot duhet me pranuar se fitoren zgjedhore e ka pasur qëllim, jo qeverisjen”, tha Gorani.
“Mënyra se si sillen ndaj fitores, e sheh që botëkuptimi i partisë në pushtet është që fitorja zgjedhore ka qenë ajo triumfi edhe qëllimi kryesor, dorën në zemër po del se ka qenë edhe qëllimi i fundëm, pra me rëndësi ka qenë më i fituar zgjedhjet”, shtoi ai.
Gorani komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Të nesërmen kur dashtë me fillu me qeverisë, aty për shkak të miliona arsyeve, unë mendoj që është zgjedh zakonisht, ajo që zgjidhet nga ana e administratave që s’kanë shumë përvojë, e ajo është prej frikës, mos me bo keq, vendosin mos me bo kurgjo, e ajo është më së keqi meqenëse nëse s’bën kurgjo mundesh me u prish me krejt shoqërinë”, theksoi Gorani.