Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, për rizgjedhjen e tij si president, përcjell InLajmi.
Osmani thekson se pret me padurim që të punojë me presidentin gjerman, për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Sipas Osmanit, ky bashkëpunim mes 2 vendeve do të bazohet në vlerat e përbashkëta evropiane, ku edhe do të përfitojnë të 2-ja vendet.
Rikujtojmë që sot është bërë e ditur që Frank-Walter Steinmeier është tashmë president i Gjermanisë. /InLajmi/
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1492876344274960384?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fpres-me-padurim-thellimin-e-bashkepunimit-osmani-e-uron-steinmeier-per-rizgjedhjen-president-i-gjermanise%2F