Krijuesi i monumentit “New Born”, Fisnik Ismajli ka njoftuar se çfarë mesazhi do të përçojë ky monument këtë vit, përcjell InLajmi.
“New Born” këtë vit do t’i dedikohet gruas, kryesisht suksese të çikave tona në sport, në muzikë, në film e çdo fushë që ato na kanë zbardhur ftyrën, por mbi të gjitha do t’i kushtohet edhe grave që ende abuzohen e vriten në shtëpitë e tyre, para familjes së tyre.
Tema e këtij monumenti do të jetë “Gratë me Krahë”.
Ismajli thekson se me këtë temë synojnë të përcjellin mesazhin e veçantë se gruaja duhet të trajtohet barabartë.
Në fund Ismajli u bën thirrje që të gjithë artistëve për ndihmë, që punimi të realizohet sa më bukur.
Postimi i plotë i tij:
Po na duhen VULLNETARË! #NB14
Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne.
Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment!
Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj.
Thirreni/shkruani Mrikas në 049388947 ose Asafit në 045665515, për me u organizue, e hajde t’a bajmë të bukur prapë, dhe të veçantë si çdo herë.
Shihemi këto ditë. /InLajmi/