Gjermania këtë të premte ka miratuar vendimin për njohjen e patent shoferëve të Kosovës, lajm ky mjaft i rëndësishëm sipas ish ministrit të Punëve të Brendshme, gjegjësisht deputetit të LDK-së, Agim Veliu, përcjell InLajmi.
Deputeti i LDK-së, tha se nuk ka asnjë dyshim se që nga sot afria e Kosovës dhe Gjermanisë shënon një hap të ri në marrëdhëniet e 2 vendeve, derisa ka falënderuar krejt ata që janë meritorë lidhur me këtë vendim.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Dua t’ju përgëzoj për njohjen e patent shoferëve nga Gjermania. Ky lajm është i rëndësishëm për të gjithë neve dhe nuk kam asnjë dyshim që nga sot, afria e Kosovës dhe e Gjermanisë shënon një hap të ri në marrëdhëniet tona.
Dua me këtë rast të falenderoj Qeverinë e Gjermanisë, Kancelaren Merkel dhe Kancelarin Scholz për këtë angazhim dhe përmbyllje të kësaj marrëveshjeje. Një falenderim i veçantë shkon edhe për homologun tim Ministrin e Brendshëm Seehofer dhe atë të Transportit Scheuer. Nuk kam këtu si të mos falenderoj sidomos Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ministrisë së Transprortit në Gjermani, Z. Guido Zielke me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë të përmbushim sugjerimet për të përmbyllur këtë proces. Falenderoj edhe Ambasadorin Beqë Cufaj dhe Drejtorin e ARC Bekim Hoxha.
Kosova nga sot është edhe më afër Gjermanisë.
Danke!
Agim Veliu/InLajmi/