Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se donacioni i SHBA-së për mbi 500.000 vaksina për Kosovën është siguruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, përcjell InLajmi.
“Me këtë dhuratë nga SHBA-të, stokut të vaksinave që Ministria e Shëndetësisë i ka në dispozicion për qytetarët tanë i shtohen edhe mbi 500.000 doza të tjera për të ndihmuar edhe më tej luftën kundër koronavirusit”, ka thënë Latifi.
Tutje, ministri Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve mbi moshën 12 vjeçare që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Ndryshe, ditë më parë ministri Latifi, ka thënë se lirimi i masave varet krejt nga vaksinimi i qytetarëve./InLajmi/