Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media pas donacionit të mbi 500.000 vaksinave Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka falënderuar për donacionin, derisa ka bërë apel tek qytetarët që të vaksinohen, raporton InLajmi.
Kryeminsitri tha se lirimi i masave kundër koronavirusit varet krejt nga vaksinimi i qytetarëve.
“Në një kohë kur rastet e infektimit janë duke rënë, disa mund të pyesin pse vaksinat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Së pari imuniteti i fituar mes popullatës tonë ka filluar gradualisht që të bjerë. 5-6 muaj pas marrjes së dozës së 2 imuniteti bie në 10%. Një rënie e tillë e imunitetit mund të krijojë kushtet për një valë të re të infektimeve, prandaj është e domosdoshme që qytetarët të vaksinohen me dozën e 3-të”,tha Kurti.
Më tej ai tha se është i vetëdijshëm për vështirësitë që janë shkaktuar nga masat kundër koronavirusit, sidomos në aspektin ekonomik, por ritheksoi se vaksinat vazhdojnë të jenë jetike. /InLajmi/