Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet, ka reaguar përsëri lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës, gjegjësisht për mos pjesëmarrjen në këtë seancë të kryeminstrit, Albin Kurti dhe ministrave të tjerë.
“Që sa vite qytetarët i kanë harruar reduktimet pikërisht për shkak të menaxhimit të mirë që ka qenë. Largojeni Bordin, anëtarët e ZRRE-së. Anulojeni këtë vendim që po dëmton qytetarët. Do të ndjekim rrugët ligjore dhe jam i bindur se ky vendim i ZRRE-së do të largohet”,tha Tahiri./InLajmi/