6 pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën, ndërkohë që janë regjistruar 841 raste të reja gjatë 24 orëve në vend.
Nga 3.739 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 342 qytetarë në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Sarandë, 42 në Gjirokastër, 34 në Fier, 31 në Durrës, 24 në Lushnje, 22 në Shkodër, 19 në Elbasan, nga 15 qytetarë në Krujë, Kavajë, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Pogradec, Lezhë, 10 në Kuçovë, nga 9 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Patos, Delvinë, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Himarë, Vorë, Kurbin, Kukës, 6 në Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Roskovec, Pukë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Korçë, Peqin, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Kolonjë, Devoll, Selenicë, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Has, Mirditë, Shijak, Mat, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Belsh, Maliq, Dibër, Tropojë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë 11.894 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet për koronavirus po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
6 viktimat janë një qytetar nga Fieri 54 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë shëruar 1547 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250.429 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku, përcjell Top Channel.
Në fuqi janë ende masat anti-Covid, ndalohet lëvizja nga ora 00:00 deri në orën 06:00, ndërsa, vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.