Harrojeni shprehjen ‘’ kjo është një gjë burrash’’. Shoqëria jonë ka evoluar me hapa të shpejtë dhe është më e ndërgjegjshme për rëndësinë e sportit në jetën e gjithsecilit.
Statistikat e ndryshme tregojnë që tanimë edhe femrat po përqafojnë artet marciale njëlloj si meshkujt. Sporti më i preferuar mbetet Takewondo.
Artet marciale kanë evoluar shumë vitet e fundit. Ato nuk janë vetëm një sport ose një mënyrë vetëmbrojtjeje, por një formë shumë e mirë për të përmirësuar trupin dhe për të arritur një ekuilibër të paqtë mendor.
Zbuloni disa nga arsyet përse femrat duhet të praktikojnë artet marciale:
- Artet marciale i bëjnë femrat më të forta.
- Ju ndihmojnë të krijoni një raport konstruktiv me trupin tuaj.
- Forcojnë karakterin dhe procesin e vetë aktualizimit.
- Ju mësojnë të kontrolloni emocionet dhe të keni një ekuilibër mendor të shëndetshëm.
- Janë një formë shumë e mirë për t’u vetëmbrojtur nga keqbërësit.
- E pabesueshme, por artet marciale kanë ndikim edhe në tema sociologjike.
- Artet marciale zhvillojnë konceptin e barazisë mes llojit. Në këtë sport nuk kanë rëndësi karakteristikat fizike, mjafton vullneti dhe dëshira për t’ia dalë mbanë, shkruan Living Shqip.
- Janë një mundësi shumë e morë për të bërë miq të rinj.