Lidhur me shpenzimet e mëdha që kanë bërë një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga buxheti i shtetit për karburante, së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se janë tërhequr nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit, përcjell InLajmi.
Por njësoj nuk kanë vepruar deputetët nga grupet e tjera parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar, analisti politik, Xhevdet Pozhari, i cili e ka përshëndetur veprimin e LVV-së për vendimin e marrë, ndërsa për mos reagimin e deputetëve të partive të tjera ka thënë se si duket ende nuk e kanë kuptuar thelbin e kësaj çështjeje.
Postimi i plotë i tij:
Veç aktivistët e VV-së reaguan ndaj shpenzimeve dhe e detyruan grupin e tyre parlamentar të tërhiqen nga benifitet.
Një bravo e madhe. Kështu kontrollohen përfaqësuesit tuaj.
Këta të tjerët hala tu mos e kuptu thelbin, e tu thonë çka ka more të keqe!/InLajmi/