Një makinë Ferrari është përzgjedhur si supermakina më e bukur e vitit 2022.
Një juri ekspertësh në Paris i ka dorëzuar markës italiane çmimin “Grand Prize of Design”, për modelin Daytona SP3.
Ferrari Daytona SP3 u prezantua në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Nga kjo supermakinë do të prodhohen vetëm 599 njësi, që do të kushtojnë rreth 2 milionë euro secili.
Me Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë, kundër Ford GT40, në pistën e Daytona.

Makina ka një motor 6.5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinën të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h, transmeton Indeksonline.
Në vitin 1967, Ferrari zuri 3 vendet e para në garën e Daytona-s, duke bërë që pronari i Ford, Henry Ford, të investonte miliona dollarë për të ndërtuar një makinë në gjendje që të konkurronte “kokëkuqen” italiane. Lufta mes 2 prodhuesve tregohet në mënyrë dramatike në filmin hollivudian “Ford vs Ferrari”, të vitit 2019.