Një spital, i cili gjendet në një zonë të Bangladeshit është shpallur si objekti i ri me arkitekturën më të mirë në botë, transmeton InLajmi.
Spitali në Satkhira u shpall fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar “RIBA” të vitit 2021- të me arkitektët e tij të vlerësuar për vendosjen e “kujdesit dhe humanizmit në qendër të dizajnit të tij”.
I ndërtuar nga tulla të prodhuara në vend, spitali me 80 shtretër u ndërtua rreth me një sërë oborresh të veshur me vendkalime të qeta dhe me hije.
Kjo ndërtesë japoneze është ndërtuar nga 700 dritare të dhuruara.
Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA), i cili organizon çmimin, vlerësoi dizajnin e spitalit, e cila përveç trajtimit krijon kushte tërheqëse edhe për vizitorët, pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.
Ky spital është projektuar nga arkitekti Kashef Chowdhury dhe firma e tij me bazë në Dhaka, shkruan CNN.
Chowdhury e përshkroi vendimin e jurisë si një “moment jashtëzakonisht të rëndësishëm”. /InLajmi/