Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar ditën e Holokaustit, ku miliona jetë të popullit hebre janë humbur, përcjell InLajmi.
Osmani ka theksuar se në ato ditë të errëta populli shqiptar u doli në ndihmë duke hapur zemrat për fisnikëri e humanizëm.
Ajo tha se do të vazhdojmë në përkushtimin që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë më.
Postimi i plotë i saj:
Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.
Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.
Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskiriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!/InLajmi/