Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dhënë një ide se si do të lirohet Prishtina nga komunikacioni i rënduar, përcjell InLajmi.
Rama ka njoftuar se përmes rrugës A, mendohet se do të shkarkohet dukshëm trafiku në Prishtinë.
Më tej kryetari i Prishtinës ka treguar se së bashku me Drejtorinë e e Investimeve Kapitale është marrë vendimi për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”.
Postimi i plotë i tij:
Rruga “A” është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut.
Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale morëm vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm./InLajmi/