Për shkak të propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protestë me datë 29 janar, raporton InLajmi.
E lidhur me këtë protestë, kjo parti këtë të martë ka shpërndarë ftesa të gjithë deputetëve të opozitës, si thirrje për të marrë pjesë në protestën që do të organizohet më 29 janar të këtij viti,
“Ne sot kemi dorëzuar tek secili deputet i partisë opozitare nga një ftesë me një letër shpjeguese për te marrë pjesë në protestën e 29 janarit. Deputeti i opozitës sot në ditë krize të energjisë e ka rolin dhe përgjegjësinë shumë me të madhe sesa në momente të zakonshme”,ka thënë sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teuta Rrusta./InLajmi/