Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët por shumë i ftohtë sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në – 16°C, ndërsa në disa vise malore deri në -21°C. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga -4° deri në -2°
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë. Mëngjesi pritet të jetë jashtëzakonisht i ftohtë, sidomos në veri të Malit të Zi ku temperatura mund të ulet deri në -24°.
Nga e mërkura zbujte graduale e acarit polar. Njëkohësisht në disa vise pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë reshje lokale bore kryesisht në disa vise të Kosovës.
Nga e enjta pritet mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Netët dhe mëngjeset me ngrica, por jo shumë të forta, ndërsa ditët me disa gradë mbi 0°C, shkruan Meteo Ballkan.
Të shtunën një front i ri i ftohtë ajror me reshje lokale shiu (Mesdhe) e bore (kontinent). Nuk priten reshje të mëdha as kësaj radhe
