Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj këtë të martë ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të Komandës së KFOR-it, përcjell InLajmi.
Ministri Mehaj në emër të Qeverisë së Kosovës ka thënë se e çmon lartë rolin dhe kontributin e KFOR-it, në shërbim të sigurisë së vendit tonë.
Tutje, Mehaj theksoi se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdoj edhe më tej.
Postimi i plotë i tij:
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot pata kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të Komandës së KFOR-it.
Ne vlerësojmë lartë rolin dhe kontributin e madh të KFOR-it dhe të gjitha komponenteve të saj, në shërbim të sigurisë së vendit tonë.
Bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me KFOR-in, si gjithmonë, do të vazhdojë suksesshëm në fushat e përbashkëta të përgjegjësive institucionale në të mirë të vendit dhe qytetarëve tanë./InLajmi/