Mocioni nga 3 partitë opozitare kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, është mbetur të votohet ditën e mërkurë në Kuvendin e Kosovës, e gjithë kjo për arsyeje së në seancën e që u mbajte sot nuk kishte kuorum, raporton InLajmi.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, bëri të ditur së në sallën e Kuvendit janë vetëm 45 deputetë të pranishëm, ku si pasoj e kësaj nuk arrihet të votohet mocioni ndërsa kjo kaloi për ditën e mërkurë në ora 14:00.
Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka paraqitur mocionin në emër të 3 partive opozitare, PDK, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike duke kërkuar nga qeveria të ofroj alternativa të tjera për qytetarët.
“Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot më datë 24 janar 2022, me propozim të GP të PDK-së, GP të LDK-së dhe GP të AAK, dhe të mbështetur deputetët e tjerë propozon këtë draft-rezolutë: Kuvendi obligon Qeverinë që të refuzojë propozimin aktual të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të kërkojë propozim alternativa të reja: të shtyhet implementimi i tarifave të reja drejt muajve të ngrohtë. Çdo propozim eventual për rritje të tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-së në zero, të ndiqen modelet e shtete evropiane që kanë praktikuar një model të tillë, të ofrohet sa më parë alternativa afatgjate me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshme të qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. Qeveria duhet të përshpejtojë për dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve drejt sektorit të energjisë solare. Kuvendi i Kosovës obligon Qeverinë që në afat prej 15 ditësh të sjellë dhe të prezantojë në Kuvend një raport me shkrim për mos zbatimin të pikës pesë të vendimit të Kuvendit të datës 06 maj 2021 për mos sigurimin në procesin e futjes në sistem të faturave sipas ligjit në fuqi te konsumatorët në komunat përkatëse në veri të Kosovës”, tha Tahiri.
Kujtojmë së në Kosovë është paralajmëruar shtrenjtim i energjisë elektrike e që kjo ka dërguar në reagim shumë qytetar të vendit. /InLajmi/