Ndihmat e para me ujë të freskët dhe gjëra elementare kanë mbërritur në Tonga, pothuajse një javë pasi një cunami i madh shkatërroi ishullin, transmeton InLajmi.
Zelanda e Re dhe Australia dërguan secila avionë transporti ushtarak që mbanin kontejnerë uji, pajisje për strehimore të përkohshme, gjeneratorë, furnizime higjienike dhe pajisje komunikimi.
Pakot janë dëshpërimisht të nevojshme ndërsa Tonganët përpiqen të rikuperohen nga shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Ha’apai që ndodhi të shtunën.
Të paktën 3 persona, përfshirë një grua britanike, u vranë pasi valët e cunamit u dërguan në të gjithë Paqësorin.
Komunikimet u ndërprenë dhe sistemet e ujit u ndotën nga hiri toksik vullkanik, i cili ka mbuluar ishullin.

OKB-ja beson se rreth 84.000 njerëz më shumë se 80% e popullsisë së Tongës, janë prekur nga shpërthimi, shkruan Metro.co.uk.
Përndryshe dihet se ishulli i Paqësorit Jugor sa i përket Covid-19 deri tani ka raportuar vetëm një rast të virusit që nga fillimi i pandemisë. /InLajmi/