Ed Sheeran dhe Doja Cat janë ndër emrat e parë të konfirmuar se do të performojnë në Brit Awards 2022, transmeton InLajmi.
Brit Award është afër dhe fansat mezi po presin për natën e madhe mes disa ndryshimeve në formatin e shfaqjes së çmimeve.
Disa nga emrat më të mëdhenj në industri do të interpretojnë në shfaqje, si Doja Cat dhe Ed Sheeran, si dhe disa yje të tjerë.
Të premten më 21 janar, Brit Awards konfirmoi 6 muzikantët e parë që do të performojnë në “The O2” në një natë prestigjioze me muzikë.
Interpretuesit e tjerë që do të interpretojnë janë Dave, Holly Humberstone, Liam Gallagher Little Simz dhe të lartpërmendurit Doja Cat dhe Ed Sheeran, shkruan Capital fm.
‘Planet Her’ i Doja Cat bëri bujë të paharrueshme në vitin 2021, me fansat që tashmë shpresojnë se ylli do të performojë një përzierje të këngëve në këtë shfaqje. /InLajmi/