Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, që t’ia ndalojë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit që të thotë “po rren”, raporton InLajmi.
“Duhet ta ndalojmë me thonë po rren. Nuk është këtu gjendje shumë alarmante çka është tek qytetarët. Kur t’i paguajmë faturat e shohim çfarë gjendje do të jetë. Këtë e shohim në fund të muajit apo rrejmë na a po rreni ju. Kur e merr polici faturën e merr 600 euro rrogën e 200 i bahet fatura e energjisë”,tha ai
Ndërkohë në seancën e Kuvendit, Tahiri ia rikujtoi Qeverisë së Kosovës se argumentet e dhëna janë të paqëndrueshme./InLajmi/